Kredi konsumatore nga Halkbank për punëtorët shëndetësorë me periudhë grejs prej 6 muajsh dhe normë fikse interesi prej 4% për dy vitet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Halkbank AD Skopje përgatiti një produkt të veçantë – Kredi konsumatore për punëtorët shëndetësorë, e cila është me normë fikse interesi prej vetëm 4% për dy vitet e para, respektivisht normë variabile interesi prej 5% për periudhën e mbetur të shlyerjes dhe me mundësi për shfrytëzimin e periudhës grejs prej 6 muajsh. Me produktin e ri, Halkbank u del në shesh punëtorëve shëndetësorë që janë heronjtë tanë, sepse janë në “linjën e parë të fronit” në këtë kohë pandemie të shkaktuar nga COVID-19.

Produktin e ri mund ta shfrytëzojnë të gjithë të punësuarit në institucionet shëndetësore të vendit tonë. Normë interesi prej 4% për dy vitet e para, kurse për periudhën e mbetur e ndryshueshme dhe për momentin është 5% (3,5 pikë përqindjeje + norma referente për llogaritjen e normës ligjore të interesit që për momentin është 1,50%). Kredia konsumatore është në shumë maksimale prej 1.500.000 denarë, me afat kthimi prej 120 muaj dhe pa komision për përpunim e saj. Shpenzimet e vetme të kredisë janë 150 denarë për aplikacion dhe kompensim prej 350 denarë për marrjen e të dhënave nga Byroja Kreditore e Maqedonisë, e cila shumë paguhet nëse miratohet kredia.

Si kolateral për këtë kredi janë përfshirë polisat e sigurimit nga Halk Osiguruvanje AD, polisa nga aksidenti prej 600 denarësh në nivel vjetor, varësisht nga shuma e kredisë. Lartësia e shpenzimit të paketës polisë sigurimi varet nga tarifa e Halk Osiguruvanje AD Skopje dhe parametrat individualë të huamarrësit. Polisa paguhet për çdo vit, gjatë kohëzgjatjes së kredisë dhe i përfshin këto rreziqe:

– Pamundësi për kthimin e kredisë – vdekje për çfarëdo arsye, vdekje nga aksidenti dhe

Advertisement

– Sigurim nga aksidenti – invaliditet i përhershëm mbi 30%.

Kredia e re konsumatore e Halkbank është pa dedikim dhe mund të përdoret për nevoja të ndryshme, si dhe për rifinancimin e ekspozimeve aktuale kreditore në banka të tjera. Të gjithë punëtorët e interesuar shëndetësorë për këtë kredi konsumatore mund të aplikojnë pa kompensim për përpunim, më së voni deri më 31 dhjetor 2020.

Kredi konsumatore nga Halkbank për punëtorët shëndetësorë me periudhë grejs prej 6 muajsh dhe normë fikse interesi prej 4% për dy vitet e para shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy