Kreditë e shpejta, Sllavevski: Duhet ligj për falimentim personal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Guvernatori i Bankës Popullore Trajko Sllaveski sot përsëri e aktualizoi çështjen për vendosjen e ligjit për falimentimin personal duke përmednur si shkak kryesor kreditë e shpejta me kamata të larta.

Siç tha në takim publik të punës në Odën Ekonomike, nuk mundet pafundësisht të tolerohen njerëz që nuk janë në gjendje t’i shlyejnë detyrimet e tyre.

Të gjitha vendet e zhvilluara, theksoi Sllaveski, kanë rregullore për falimentim personal.

“Kjo ndoshta është më shumë një çështje për Ministrinë e Financave, por së bashku mund të mendojmë nëse është momenti për të shkuar me këtë lloj rregulloreje – ligji i falimentimit personal. Sipas informacioneve të mia, kemi rreth 120.000 llogari të bllokuara, qytetarë pa qasje në institucionet financiare. Ata janë viktima të disa ofruesve të kredive me norma të larta interesi, fajdexhi. Duhet të aktualizohet çështja, unë kohë më parë e kam ngritur edhe si ministër i Financave, a është koha që të miratojmë një ligj për falimentimin personal, i cili do të zgjidhte disa çështje. Nuk mund në pafundësi të tolerohet një situatë e tillë – njerëz që nuk mund t’i shlyejnë detyrimet e tyre, ndërsa ato po shtohen me interesat e borxhit”, theksoi guvernatori.

Advertisement

Në pyetjen e gazetarëve pse çmimet e banesave po rriten, guvernatori tha se NB mund të veprojë vetëm brenda kornizës së kreditimit të saj.

The post Kreditë e shpejta, Sllavevski: Duhet ligj për falimentim personal appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy