Krerët shtetëror urojnë Maqedoninë e Veriut për fitoren ndaj Italisë, Pendarovski i dërgon mesazh Cristiano Ronaldos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krerët shtetëror urojnë Maqedoninë e Veriut për fitoren ndaj Italisë, Pendarovski i dërgon mesazh Cristiano Ronaldos

Udhëheqësit shtetëror në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar pas fitores së Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ndaj asaj të Italisë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, ka shkruar se kjo fitore është rezultat i punës dhe mundit, por mbi të gjitha i dashurisë për fanellën e përfaqësueses, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Një fitore e pabesueshme që është rezultat i shumë punës dhe mundit, por mbi të gjitha dashurisë për fanellën e kombëtares. Urime trajnerit Milevski dhe gjithë skuadrës, nuk do ta harrojmë kurrë këtë mbrëmje”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.

Ndërsa presidenti Stevo Pendarovski, në postim në Twitter, pasi e ka uruar përfaqësuesen për fitoren ndaj Italisë, i ka dërguar mesazh edhe Cristiano Ronaldos, me kombëtaren të cilën do të duhet të luajë Maqedonia e Veriut për një vend në “Katar 2022”.

Advertisement

“Përgatitur Cristiano, ti e ke radhën”, ka shkruar Pendarovski në Twitter, i cili e ka shpërndarë një postim të “UEFA EURO 2024” për triumfin e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e mbrëmshme.

Mesazh urimi ka dërguar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili i ka dëshiruar sukses përfaqësueses në ndeshjen e ardhshme kundër Portugalisë.

Advertisement

“Përgëzoj djemtë e reprezentacionit tonë të futbollit për fitoren e madhe që arritën sot ndaj kampionit të Europës, Italisë, në gjysëmfinalen e balotazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror. Rrugën e suksesit me guxim dhe punë si deri më tani uroj që ta vazhdojnë edhe në finalen e balotazhit duke e bërë realitet ëndrrën e kualifikimit në kompeticionin më prestigjioz të futbollit”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, fituesi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë do të sigurojë një vend në kampionatin botëror të futbollit që mbahet në Katar, në muajt nëntor dhe dhjetor./Telegrafi/

 

 

Advertisement

Krerët shtetëror urojnë Maqedoninë e Veriut për fitoren ndaj Italisë, Pendarovski i dërgon mesazh Cristiano Ronaldos shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy