Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, Njesiti për krime ekonomike dhe kibernetike, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për evidentimin e veprës penale “Punë dhe kryerje të shërbimeve me kartelë bankare të rrejshme”, sipas nenit 274-b, nga kodi penal.

Personi me inicialet M.A nga Shkupi ka denoncuar në polici se gjatë muajit Prill të vitit 2022 pa dijeninë dhe pajtueshmërinë e tij, dy herë është shfrytëzuar kartela e tij bankare duke minusuar gjithsej shumën prej 18.200 denarëve.

Menjëherë janë marrë masat për evidentimin e rastit dhe njesiti për krime ekonomike dhe kibernetike ka konstatuar se personi që ka kryer veprimin anti ligjor është personi me inicialet D.A.

Njësiti për krime ekonomike dhe kibernetike i ka dorëzuar lëndën Prokurorisë Publike në Shkup për parashtresa përkatëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kreu pagesa personale me kartelë të huaj bankare, zbulohet nga policia appeared first on Telegrafi.