Policia bastis një shtëpi në Shkup, sekuestron marihuanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka informuar se sot gjatë bastisjes policia në shtëpinë e 23 vjeçarit A.Sh, banorë i Idrizovës në Shkup, ka gjetur marihuanë me çka ai edhe është arrestuar.

“Sot (20.04.2022) në ora 00:30, nëpunësit policor nga SPB Shkup – Njësiti për trafikim të paligjshëm ka privuar nga liria A.SH (23) nga fshati Idrizovë, Shkup. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të zbatuar me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe marrë marihuanë dhe vagë digjitale me mbetje të marihuanës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Personi është dorëzuar në stacionin policor Gazi Babë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim sipas nenit 215 nga Kodi Penal.

Policia bastis një shtëpi në Shkup, sekuestron marihuanë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy