Kriza energjetike rikthen ndotjen e ajrit në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedoninë e Veriu, sikur edhe shumë vende tjera të rajonit dhe Evropës, i pret një dimër i vështirë në aspektin e furnizimit me energji elektrike, por kjo do të ketë edhe kosto të lartë për mjedisin, thotë Arianit Xhaferi, drejtues i shoqatës ambientaliste nga Tetova, “Eco Guerila”.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe për pasojë rritjes së çmimit të saj, qytetarët do të kërkojnë alternativa tjera për ngrohje, kryesisht me dru, qymyr dhe lëndë tjera djegëse që e ndotin në masë të madhe ambientin jetësor.

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, si dhe Tetova, në tre vjetët të fundit kanë qenë në krye të listave botërore sa i përket ndotjes së ajrit, respektivisht pranisë së grimcave PM-10 shumë herë mbi normat e lejuara.

Sipas të dhënave të fundit të Asociacionit Evropian për Shëndetësi dhe Mjedis, termocentrali i Manastirit është ndotësi më i madh në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

Ky termocentral lëshon çdo vit rreth 2700 tonelata grimca PM 2.5 në ajër.

“Dimri para nesh pritet të jetë me ndotje shumë të lartë pasi me shtrenjtimin e energjisë elektrike, shumica e qytetarëve do të orientohen te metodat alternative, siç janë drutë, qymyri, mazuti, por edhe lëndë tjera djegëse, që janë ndotëse shumë të mëdha. Për shkak të krizë energjetike pritet që me aktivizimin e termocentraleve të digjet edhe më shumë qymyr që të prodhohet energji elektrike për nevojat e atyre qytetarëve që e përdorin energjinë për ngrohje”, thotë Xhaferi.

Drejtuesit e institucioneve ende nuk kanë një përgjigje se si do të përballen me ndotjen e ajrit që mund të jetë e përmasave shqetësuese si pasojë e krizës energjetike.

Në fuqi janë masat e para një viti për ndalimin e lëndëve djegëse si qymyri mazuti, drutë, si dhe ndalimi i djegies së gomave etj. Në fuqi është edhe rekomandimi për përdorimin e gazit si lëndë për ngrohje nëpër institucione, por ndërkohë në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare është vendosur që vendi të furnizohet me mazut, po ashtu një ndotës i mjedisit.

Advertisement

Xhaferi konsideron se duhet të ketë masa nga Qeveria pavarësisht krizës energjetike, pasi në rast se kjo neglizhohet, pasojat nga ndotja mund të jenë edhe më të mëdha.

“Ajo që mund të bëhet në këtë moment është që Qeveria të subvencionojë inverterë. Gjithashtu, edhe të sigurohet që ato pajisje të përdoren nga qytetarët dhe jo vetëm të qëndrojnë si dekor siç ka ndodhur në aksionin e disa viteve kur u shpërndanë dhjetë mijëra invertorë dhe shumica e tyre nuk janë përdorur. Shumë prej atyre që i kanë marrë invertorët kanë vazhduar të ngrohen me dru, qymyr, mazut dhe lëndë tjera djegëse”, thekson Xhaferi.

Sipas tij, një masë tjetër mund të jetë edhe korrigjimi i çmimit të energjisë elektrike për ato familje që mund deri diku ta përballojnë koston e lartë të energjisë elektrike.

Ndërkohë, mjekët tërheqin vërejtjen se ndotja e ambientit mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore të qytetarëve, në veçanti të atyre me sëmundje kronike, të fëmijëve dhe të kategorive tjera të ndjeshme.

Advertisement

Ndotja e ambientit, sipas mjekëve, paraqet një problem shtesë edhe për të infektuarit me sëmundjen COVID-19, në rast të rritjes së rasteve.

“Ndotja është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike. Te pacientët me sëmundje të tilla, përkeqësohet funksioni i mushkërive. Ndotja shkakton edhe sëmundje të tjera, për shembull prek sistemin kardiovaskular, dhe kjo u shkakton atyre një pasqyrë të rëndë klinike, e cila fatkeqësisht mund të përfundojë me vdekje”, thotë Zlate Mehmedoviq nga Klinika e Pulmologjisë në Shkup.

Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit thotë se në vitin 2019 në Maqedoninë e Veriut, 3.400 persona kanë vdekur si pasojë e ndotjes së ajrit me grimcat PM2.5, 120 persona si pasojë e ndotjes së dyoksidit të azotit dhe 90 si pasojë e ndotjes së ajrit nga ozoni.

Pas paraqitjes së pandemisë së koronavirusit nuk ka një shifër të saktë se sa persona kanë vdekur nga ndotja e ajrit pasi shumë nga ta kanë qenë të prekur nga sëmundja COVID-19./REL/

Advertisement

Kriza energjetike rikthen ndotjen e ajrit në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy