KRRE fillon procedurat për marrjen e licencës për kompanitë që nuk posedojnë rezerva operative të mazutit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) informon se ka filluar procedurën e marrjes së licencave të tregtarëve me shumicë RKM SHPKNJP Shkup, Supertrejd SHPKNJP import-eksport Shkup, Pertinaks SHPKNP Shkup, Li Oil DB SHPKNJP import-eksport Kavadar për shkak të mosposedimit të rezervave operative të mazutit.

Nga KRRE thonë se këto parregullsi te këta katër tregtarë me shumicë i ka konstatuar Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë kryerjes së inspektimit, për çka janë shqiptuar urdhër pagesa kundërvajtëse, për të cilat me Shkresën nr.02-1001/1 datë 07.06.2021 e njoftuan KRRE-në.

“Rezervat operative duhet të jenë në nivel të përcaktuar në përputhje me Rregulloren për Nivelin dhe Mënyrën e Përllogaritjes së Rezervave Operative dhe mosplotësimi i detyrimit për respektimin e ligjeve dhe rregullave të tjera dhe akteve, që i referohen kryerjes së veprimtarisë së tregtisë me shumicë me naftë të papërpunuar, me derivate të naftës, me biokarburante dhe me lëndë djegëse për transport – tregti me shumicë me mazut (M-1), është shkaku se pse KRRE-ja përcaktoi se ekziston arsye për fillimin e procedurës së marrjes së licencave”.

“Fillimi i procedurës është në përputhje me Rregulloren e KRRE-së për licencat, në të cilën janë paraparë disa faza: KRRE-ja njofton kompanitë për ekzistimin e arsyeve për fillimin e procedurës së marrjes së licencave, me çka, në afat prej 7 ditësh, tregtarët me shumicë duhet të deklarohen për arsyet e dhëna, të cilat kanë shkaktuar shkeljen e dispozitave nga neni 146 të Ligjit të Energjetikës dhe të dispozitave të Rregullores së Nivelit dhe të Mënyrës së Përllogaritjes së Rezervave Operative”, thonë nga KRRE.

Advertisement

Më tej shtojnë se KRRE-ja në bazë të përgjigjeve të marra nga tregtarët – kompani me shumicë, në seancë do të miratojë vendime përkatëse për procedura në vijim.

KRRE fillon procedurat për marrjen e licencës për kompanitë që nuk posedojnë rezerva operative të mazutit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy