KRRE i publikon çmimet e derivateve të naftës për këtë javë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,55 % në raport me vendimin e datës 01.03.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e datës 01.03.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,446 den/kg dhe do të jetë 35,843 den/kg.

Nga data 9.3.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 66,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 68,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 56,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 45,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 35,843 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore mesatarisht shënojnë rritje te benzina për 1,397% dhe te mazuti për 0,694 %, ndërsa ulje ka te nafta për 0,124% dhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 0,029%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,832%./Telegrafi/

KRRE i publikon çmimet e derivateve të naftës për këtë javë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy