KRSKRR me thirrje të rëndësishme për të gjithë shoferët në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Përgatisni automjetin tuaj për ngasje në kushte të vjeshtës. Detyrimi i shoferëve është të përshtaten në kushtet në rrugë dhe t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion”. Kjo është thirrja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor (KRSKRR). Ata thonë se periudha e vjeshtës karakterizohet me rënien e temperaturave dhe me shumë rreziqe në komunikacion të cilat shoferët duhet t’i kenë parasysh.

“Moti i zymtë, reshjet e dendura, ngricat e para, gjethet e njoma që bien në rrugë, dallimet e mëdha të temperaturës, si dhe pjesëmarrja e madhe e mekanizmit bujqësor e cila e ngadalëson komunikacion, janë rreziqet kryesore për komunikacionin në vjeshtë”, theksojnë nga KRSKRR-ja.

Sipas të dhënave statistikore muajt tetor dhe nëntor janë më të rrezikshme për drejtimin e automjetit. Pikërisht për këtë KRSKRR i paralajmëron shoferët t’u kushtojnë vëmendje katër rreziqeve më të mëdha me të cilat përballen shoferët në rrugë në periudhën e vjeshtës.

Prej atje shtojnë se reshjet e dendura e rrisin rrezikun nga rrëshqitja e automjeteve në rrugë.

Advertisement

Vjeshta si një periudhë e aktiviteteve bujqësore intensive, theksojnë, sjell në vete edhe rritje të frekuencës së mekanizmit bujqësor dhe makinerive të punës në rrugë.

Mjegulla, theksojnë nga KRSKRR, është një nga veçoritë e kësaj periudhe të vitit, sidomos në vjeshtën e vonë

KRSKRR me thirrje të rëndësishme për të gjithë shoferët në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy