Kryeministri holandez Mark Rutte nesër (e mërkurë) do të arrijë për vizitë në Maqedoni.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Holandës në RMV, ndërsa do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Një muaj më parë, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri holandez tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që ka për të zhbllokuar fillimin e negociatave për Maqedoninë.

Rutte më pas shprehu shpresën se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve në Bullgari në muajin nëntor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri holandez Rutte të mërkurën për vizitë në Shkup shkruan Telegrafi.