Rutte: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të zhbllokohen sa më shpejt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Holanda shpreson se pas zgjedhjeve në Bullgari, do të ketë përparim në tejkalimin e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të zhbllokohen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”.

Këtë e tha sot kryeministri holandez, Mark Rutte, para fillimit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Ai theksoi se do të duhet të pritet epilogu nga zgjedhjet në Bullgari.

“Nuk jam i lumtur me faktin që negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, akoma janë të bllokuara. Mendoj se duhet të zhbllokohen sa më shpejt të jetë e mundur. E dijmë dhe shpresojmë se kjo do të ndodh pas zgjedhjeve në Bullgari dhe do të tentojmë të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë”, tha Rutte.

Advertisement

Ndërsa nga ana tjetër, presidenti bullgar Rumen Radev, para fillimit të samitit tha se Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrimet e saja, nëse RMV nuk e pranon historinë, siç e bëri me Greqinë./Telegrafi/

Rutte: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të zhbllokohen sa më shpejt shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy