Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut – kush është Talat Xhaferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Talat Xhaferi është kryeministri i parë shqiptarë në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai do të jetë kryeministër në tre muajt e ardhshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Me 65 vota PËR, kundër 3 dhe 0 të përmbajtur, Talat Xhaferi është kryeministër i vendit.

Talat Xhaferi ka lindur më 15 prill 1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Në fshatin Çegran, po ashtu të Gostivarit, e ka kryer shkollën fillore.

Me kryerjen e shkollës fillore përcaktohet për profesionin e vet të ardhshëm dhe në vitin 1977 regjistrohet në shkollën e mesme të Gostivarit, që mandej në vitin 1978, pasi i kryen me sukses provimet pranuese në gjimnazin Ushtarak në Beograd, të vazhdojë arsimin e vet atje.

Advertisement

Në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore – drejtimi i këmbësorisë, dhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë. Diplomoi në afatin e parashikuar dhe fiton gradën e nëntogerit.

Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 u përkushtohet studimeve pasdiplomike, me specializim në detyrat komanduese dhe të shtabit në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, Shkup, ndërsa në vitin 2013, fiton titullin magjistër, pas mbrojtjes së suksesshme të tezës në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Karrierën në Armatë e fillon në vitin 1985, fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ), ndërsa pas pavarësimit të shtetit, respektivisht në vitin 1992, ishte oficer aktiv në Armatën Popullore të Maqedonisë (APM) deri në vitin 2001.

Advertisement

Në vitin 2001 Talat Xhaferi iu bashkëngjit Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe pas përfundimit të luftës ai në vitin 2002 e filloi karrierën politike me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI)./Telegrafi/

The post Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut – kush është Talat Xhaferi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy