minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani në Forumin ekonomik Delfi në Greqi - Struga.info


Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani në Forumin ekonomik Delfi në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e vazhdon pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi.

Kryeministri Kovaçevski sot, në ditën e fundit të Forumit, do të mbajë fjalim për gjendjen aktuale në botë, sfidat me të cilat përballen vendet dhe masat e ndërmarra për zbutjen e efekteve të krizës më të madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore. Bisedën do ta drejtojë gazetari i gazetës greke “Ta Nea”, Mihalis Micos. Në kuadër të të njëjtit panel, fjalime të veçanta do të kenë edhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Bullgarisë, Zdravko Krivokapiq dhe Kiril Petkov.

Në margjinat e Forumit, Kovaçevski është paraparë të ketë një takim dypalësh me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis, si dhe të marrë pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndërkohë do të marrë pjesë në panelin “Evropa pas Ukrainës” me homologët e tij grekë Nikos Dendias nga Sllovakia, Ivan Korçok dhe Donika Gërvalla-Shvarc nga Kosova.

Advertisement

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, në margjinat e Forumit, Osmani është paraparë të zhvillojë disa takime bilaterale me ministra të jashtëm dhe figura të tjera të njohura politike, përfshirë edhe homologun e tij grek Dendias.

Pjesë e delegacionit qeveritar në Forumin Delfi ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili mori pjesë në një panel diskutimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili mori pjesë në panelin me titull “Si kriza në Ukrainë ndikon në ekonomitë në rajon” si dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.

The post Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani në Forumin ekonomik Delfi në Greqi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy