Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e vazhdon pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi.

Kryeministri Kovaçevski sot, në ditën e fundit të Forumit, do të mbajë fjalim për gjendjen aktuale në botë, sfidat me të cilat përballen vendet dhe masat e ndërmarra për zbutjen e efekteve të krizës më të madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore. Bisedën do ta drejtojë gazetari i gazetës greke “Ta Nea”, Mihalis Micos. Në kuadër të të njëjtit panel, fjalime të veçanta do të kenë edhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Bullgarisë, Zdravko Krivokapiq dhe Kiril Petkov.

Në margjinat e Forumit, Kovaçevski është paraparë të ketë një takim dypalësh me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis, si dhe të marrë pjesë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndërkohë do të marrë pjesë në panelin “Evropa pas Ukrainës” me homologët e tij grekë Nikos Dendias nga Sllovakia, Ivan Korçok dhe Donika Gërvalla-Shvarc nga Kosova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, në margjinat e Forumit, Osmani është paraparë të zhvillojë disa takime bilaterale me ministra të jashtëm dhe figura të tjera të njohura politike, përfshirë edhe homologun e tij grek Dendias.

Pjesë e delegacionit qeveritar në Forumin Delfi ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili mori pjesë në një panel diskutimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili mori pjesë në panelin me titull “Si kriza në Ukrainë ndikon në ekonomitë në rajon” si dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Osmani në Forumin ekonomik Delfi në Greqi shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";