Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel sot prezent në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, sot arrin në qytetin e Shkupit në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese.

Këtë informacion e kanë konfirmuar mbrëmë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, burime të larta diplomatike të BE-së, ndërsa sot edhe burime pranë qevërisë së Maqedonisë.

Siç mësohet, qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë, Michel është paraparë që sot të jetë prezent edhe në mbledhjen e qeverisë ku pritet të miratohet propozimi francez.

Michel do të zhvilloi takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në orën 13:15 do të mbajnë një press konferencë të përbashkët.

Advertisement

 

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel sot prezent në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy