Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për të monitoruar zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të monitorohen nga mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve ata të agjencive Reuters dhe France Press, si dhe media të shumta nga vendet fqinje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. /Telegrafi/

 

The post KSHZ: Akreditoi 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";