Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot pasdite, në kuadër të seancës së 96-të, ka përcaktuar listat për zgjedhjen e deputetëve të dorëzuara nga disa parti për një numër të caktuar të njësive zgjedhore (NJZ), por gjithashtu refuzoi disa lista.

Unanimisht u pranuan listat e deputetëve të Demokratëve – Shkup për NJZ 6, të Maqedonia e vetme për NJZ 1,2,3,4 dhe 5, dhe Alternativa e Re dhe E Djathta për NJZ 1,2,3 dhe 4, të Partisë së Punëtorëve për NJZ 1 dhe 5, si dhe i Rodina Maqedonia për NJZ 3.

Për shkak të dokumentacionit të pakompletuar, megjithatë, në përputhje me nenin 67 paragrafi 6 të Kodit Zgjedhor, unanimisht u refuzuan listat e kandidatëve për deputetë në NJZ 2, 3, 4 dhe 6 të Partisë Punëtore, lista e Maqedonisë së vetmuar për NJZ 6 dhe listat e kandidatëve të së Djathtës për NJZ 5 dhe 6.

Lidhur me listën e Partisë Punëtore për NJZ 6, anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se janë vërejtur parregullsi konkrete, për të cilat janë njoftuar institucionet kompetente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të kësaj partie për NJZ 6, ka pasur parregullsi të veçanta që duhet të hetohen nga institucionet e tjera që i kemi njoftuar zyrtarisht në përputhje me Kodin Zgjedhor”, tha Kondarko.

Pas përfundimit të votimit të listave, ai proceduralisht u paraqit për fjalë dhe kumtoi se Alternativa e Re për NJZ 5 dhe 6 ka dorëzuar listat e kandidatëve, por jashtë afatit, prandaj KSHZ-ja nuk do t’i marrë parasysh ato lista.

“Kjo parti ka paraqitur dy lista jashtë afatit dhe KSHZ-ja nuk ka bazë ligjore apo obligim të veprojë, përkatësisht të japë afat shtesë për korrigjim”, sqaroi Kondarko.

KSHZ paraprakisht ka bërë short për shpërndarjen e lokacioneve të paneleve reklamuese dhe billbordeve në bazë të nenit 78-a të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post KSHZ-ja përcaktoi, por edhe refuzoi disa lista për zgjedhjen e deputetëve në RMV appeared first on Telegrafi.