KSHZ-ja refuzoi kërkesën e ASh dhe Alternativës për anulimin e votimit në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme, Komisioni Shtetëror Zgjedhor me 4 vota “kundër” dhe 3 “për” hodhi poshtë kundërshtimin e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe Alternativës për vendvotimin 543 në Dibër.

Përfaqësuesit e ASh dhe Alternativës kërkuan anulimin e votimit në këtë vendvotim, i cili u mbështet nga anëtari i KSHZ-së, Krenar Lloga. Sipas Llogas, procesverbali i Bordit Zgjedhor është i pavlefshëm sepse nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të KZ.

Gjithashtu u tha se Kryetari i Bordit në qendrën e votimit në ditën e votimit u shkarkua nga KKZ Dibër, por vazhdoi të kryejë funksionin e tij.

Anëtarët e KSHZ-së nga BDI dhe LSDM theksuan se nuk ka vërejtje në procesverbal për procesin e votimit, kështu që nuk ka bazë për anulimin e votimit.

Advertisement

KSHZ nuk pranoi as ankesat e Lëvizjes “Të vendosur për ndryshim” të PLD dhe RDM, ndërsa hodhi poshtë kundërshtimet e Partisë Demokratike të Turqve./Telegrafi/

KSHZ-ja refuzoi kërkesën e ASh dhe Alternativës për anulimin e votimit në Dibër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy