KSHZ ka pranuar 1300 aplikime për votim nga diaspora

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot ka pranuar 1300 aplikime elektronike për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme parlamentare (8 maj) dhe presidenciale (24 prill).

Sipas të dhënave nga ueb-faqja e KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm i aplikacioneve, deri më tani janë pranuar 917 aplikacione, janë refuzuar 138, ndërsa në proces të shqyrtimit janë 245 aplikacione.

Sipas Rregullores së KSHZ-së, dorëzimi i kërkesave për votim në zgjedhje është deri më 18 mars.

Është duke u zhvilluar edhe inspektimi i Listës Zgjedhore, të cilin qytetarët mund ta bëjnë në drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Komisionit. Por, deri më 19 mars, listat e kandidatëve të kandidatëve për president duhet të dorëzohen në KSHZ. Shtatë kandidatë mblodhën nënshkrime për të kandiduar.

Advertisement

KSHZ ka pranuar 1300 aplikime për votim nga diaspora shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy