
Gjashtë këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, kundërshtuan të firmosin vendimet për këshilltarë në Qytetin e Shkupit, pasi në to nuk figuronte gjuha shqipe.
Për këtë rast, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka ndërmarrë masa për ta korrigjuar situatën.
KSHZ ka përgatitur edhe versionet në gjuhën shqipe të vendim-vërtetimeve, të cilat tashmë u janë dorëzuar këshilltarëve shqiptarë.
Ndërkohë, gjatë ditës, gjashtë këshilltarët e koalicionit VLEN kishin firmosur vendimet në formën fillestare, edhe pse ato nuk ishin të përgatitura në gjuhën shqipe.
Ky rast ka hapur sërish debatin mbi respektimin e barazisë gjuhësore në institucionet shtetërore dhe mbi mënyrën se si zbatohen ligjet për përdorimin e gjuhëve në praktikën administrative të Maqedonisë së Veriut.
 
