KSHZ Maqedoni: Mbi 13 mijë qytetarë i kanë kontrolluar të dhënat në Listën Zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfshi ditën e djeshme (07. 09. 2021), 13.502 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore, informojnë sot nga Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve.

Lista Zgjedhore do të mund të kontrollohet deri më 9 shtator, ndërkaq zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor.

“Përfshi ditën e djeshme gjithsej 13.502 persona kanë kontrolluar të dhënat në Listën Zgjedhore, janë parashtruar 122 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 31 kërkesa për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore dhe 39 kërkesa për ndryshime të të dhënave”, thonë nga KSHZ.

Nga KSHZ gjithashtu theksojnë se në e-mail adresën [email protected] janë dorëzuar 73 kërkesa.

Advertisement

KSHZ Maqedoni: Mbi 13 mijë qytetarë i kanë kontrolluar të dhënat në Listën Zgjedhore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy