KSHZ në konferencën e fundit për media ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dyfishta që u mbajtën sot.

KSHZ njoftoi se dalja në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë 46.31 përqind.

Ndërsa për zgjedhjet kuvendare, dalja deri në ora 18:30 ka qenë 53.30 përqind. Dalja më e madhe për zgjedhje ka qenë në Novaci, ndërsa dalja më e ulët është në Qendër Zhupë.

Ditmire Shehu nga KSHZ tha se ky organ edhe një herë e dëshmoi se mund të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, ndërsa i falënderoi edhe institucionet tjera përrgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo gjithashtu theksoi se rezultatet e para për zgjedhjet e sotme pritet të shpallen rreth orës 23:30./Telegrafi/

The post KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate appeared first on Telegrafi.