Ministria e Shëndetësisë njofton se ulja e periudhës nga 10 në 7 ditë të izolimit për pacientët e infektuar me coronavirus është qëndrimi që doli nga seanca e sotme e jashtëzakonshme e Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Nga atje thonë se vendimi merret nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe miratimin nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizave.

Në mbledhjen e Komisionit, theksojnë nga atje, nuk u fol për heqjen e certifikatave dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse nga nxënësit në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Këto çështje do të diskutohen më tej në disa nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit.

Nga MSH thonë se po monitorohet nga afër situata dhe analizat për momentin tregojnë se ka ende kapacitet për akomodim në spitale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, nisur nga rrethanat, në seancën e sotme u diskutua për nevojën e një reagimi të shpejtë nëse tabloja ndryshon dhe spitalet janë plot. Në rrethana të tilla, Ministria e Shëndetësisë do të vinte menjëherë në funksion edhe kapacitetet e tjera të institucioneve publike shëndetësore./Telegrafi/

KSI-Maqedoni rekomandon që të ulet numri i ditëve në izolim nga 10 në 7 ditë shkruan Telegrafi.