Ulet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë periudhës së fundit gjendja me epideminë po stabilizohet dhe kemi më pak raste aktive në vend. Gjatë javës së fundit për mbi 3.000 raste është zvogëluar numri i rasteve aktive.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se numri i personave të hopitalizuar ndryshon vazhdimisht, por se në Repartet Infektive ka vende të lira.

Sipas të dhënave të fundit, gjithsej 274 persona shërohen nëpër Repartet Infektive në Shkup.

“Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën covid trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 22 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën covid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 20 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 15 pacientë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Advertisement

Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 86 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 79 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 11 pacientë.

Ndryshe që nga fillimi i epidemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 90.471 pacientë, ku prej tyre 76.423 janë shëruar dhe 2.779 kanë humbur jetën./Telegrafi/

 

 

Advertisement

Ulet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy