KSI rekomandoi zbutje të masave kufizuese, situata me pandeminë në Maqedoni është stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me qëllim të ngritjes së imunitetit të popullatës, që do të ishte bazë për zbutje të mëtejshme të masave, nis fushata për vaksinimin e personave nga grupet e rrezikut. Komisioni për Sëmundje Infektive njoftoi dje se do t’u caktohet termin nëse nuk janë vaksinuar plotësisht ose nuk kanë marrë dozë përforcuese.

Grupet e rrezikuara të qytetarëve – personat mbi 65 vjeç me komorbiditete ose më të rinj se 65 vjeç me më shumë komorbiditete, do të njoftohen me SMS se në një kohë të caktuar duhet të vizitojnë pikën për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave të marra nga “Termini im”, në grupin e rrezikut bëjnë pjesë 260 mijë qytetarë. Gjysma e tyre, siç bëri të ditur dje Komisioni, ose kanë marrë një dozë ose nuk kanë marrë asnjë, ndërsa gjysma tjetër, përkatësisht 130 mijë nuk kanë marrë dozë përforcuese.

Ng Komisioni për Sëmundjet Infektive dje kumtuan se fokusi do të jetë te vaksinimi i grupeve të rrezikut sepse bazë për lehtësimin e masave është mbi të gjitha vaksinimi, i cili në vendin tonë është në nivel shumë të ulët – 41 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

Advertisement

Analiza serologjike e 920 mostrave tregoi se ekziston një imunitet solid i bazuar në vaksinim, sipas të dhënave fillestare nga hulumtimi i imunitetit të popullatës të kryer nga Komisioni.

“Mbi 85 për qind e individëve të vaksinuar kanë njëfarë imuniteti ndaj KOVID-19. Nuk mund të flasim për efikasitet, por mund të zbulojmë se ekziston. Nga ata 920, rreth 170 persona kanë qenë të pavaksinuar dhe kanë mbi 70 për qind seropozitivitet, gjegjësisht kemi një mesatare solide të imunitetit, informoi dje dr. Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për sëmundje infektive.

Parametrat e skriningut dhe sa realisht mund të zbatohen për të lehtësuar kufizimet, tha ai në konferencë shtypi, do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Në mbledhjen e djeshme, KSI vendosi të rekomandojë heqjen e certifikatave të vaksinimit që janë të detyrueshme për hyrje në qendrat tregtare, gjegjësisht aty ku mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme./Telegrafi/

Advertisement

KSI rekomandoi zbutje të masave kufizuese, situata me pandeminë në Maqedoni është stabile shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy