Kufizimi i marzheve për produktet ushqimore, qytetarët e Shkupit ankohen se shitoret nuk po e respektojnë vendimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marzhat e vendosura dje nga qeveria e Maqedonisë, nuk e bënë ushqimin bazë më të lirë.

Qytetarët e Shkupit kanë deklaruar për televizionin Sitel se edhe sot njëjtë si para disa javëve që nga rritja enorme e çmimeve, blejnë ushqimet e përditshme me të njëjtat çmime.

Vendimi për uljen e çmimeve, mbase nga sot nuk po e respektojnë të gjitha shitoret.

Vetëm një pjesë e vogël e marketeve kanë ulur çmimet e bukës, sheqerit dhe vezëve për një denarë, dy deri në maksimum tre denarë.

Advertisement

Vaj ushqimor, mielli dhe makaronat shiteshin nëpër disa markete me çmime të vjetra.

Nga nesër do të ketë ulje më drastike, siguron ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Vendimi për ngrirjen e marzheve 5 dhe 10% në produktet ushqimore bazë është publikuar sot në Gazetën Zyrtare.

Ndërkaq distributorët duhet të dorëzonin çmimoren me produktet me çmime më të ulëta deri në pasditën e sotme.

Advertisement

Ai thotë se marzhet enorme prej 70% në disa prej produkteve ishin joreale, sepse nuk u rritën kostot operative të tyre.

Vendimi për ngrirjen e marzheve do të zgjasë deri në shtator, ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që lista e produkteve të zgjerohet.

Qëllimi i kësaj mase është parandalimi i rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe mbrojtja e standardit të qytetarëve.

Partnerët opozitarë i kërkuan dje Qeverisë që të heqë dorë nga një pjesë e akcizës për karburantet dhe të ulë TVSH-në për disa produkte.

Advertisement

Kufizimi i marzheve për produktet ushqimore, qytetarët e Shkupit ankohen se shitoret nuk po e respektojnë vendimin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy