Kujdestaret e Velesit do të kontrollohen nëse i lejojnë fëmijët e kopshtit të përdorin cigare elektrike 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria themelore publike e Velesit në bazë të një informacioni që mori, merr masa të verifikojë nëse kujdestaret iu japin të pijnë cigare elektrike fëmijëve të kopshtit “Dimçe Mirçev” Veles.

Për të hetuar shkaqet e mundshme të dyshimit për veprën penale të neglizhencës dhe keqpërdorimin e fëmijëve, prokuroria publike kompetente ka lëshuar urdhër në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmerr veprime që përfshijnë zhvillimin e bisedave me persona (të punësuar dhe prindër) të cilët mund të kenë njohuri të caktuara mbi ngjarjen.

Merren edhe disa veprime, ndërsa lënda është në fazën e hetimeve paraprake, sipas Prokuroria themelore publike./Telegrafi/

The post Kujdestaret e Velesit do të kontrollohen nëse i lejojnë fëmijët e kopshtit të përdorin cigare elektrike  appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy