Kullosa e pakositur rreth Qeverisë përplas Xhaferin dhe Arsovskën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska e cila garoi në zgjedhje me partinë Alternativa e Re, në Shkup fitoi vetëm rreth 2000 vota. Ky rezultat i dobët, bëri që të kërkohet dorëheqja e saj prej postit, kryetare e kryeqytetit të RMV-së.

Ishte kryeministri Talat Xhaferi ai që e kritikoi Arsovskën për pamjen e oborrit të Qeverisë, për shkak se bari nuk është kositur dhe kjo sipas tij është në kompetencë të Qytetit. Për Arsovskën shtoi ai, përgjigjen e dhanë qytetarët më 8 maj.

“E kuptoj se ka reagime për këtë pjesë. Sipas procedurave dhe rregulloreve, toka rreth Qeverisë është në pronësi dhe kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe sipas punës dhe obligimeve të ‘Parqe dhe gjelbërime’ si Ndërmarrje Publike e cila kujdeset për pamjen e kryeqytetit është kompetente për këtë çështje. Qeveria as nuk ka të parapara mjete, as nuk mund të parashikoj mjete për punë që janë kompetencë e një institucioni tjetër”, tha Talat Xhaferi, kryeministër.

Xhaferit iu përgjigjen menjëherë nga Qytetit i Shkupit. Përmes një komunikate dërguar mediave thonë se kryeministri po manipulon me procedurat, duke shtuar se nëse ai dëshiron të angazhojë të punohet në Qeveri, për këtë duhet të nënshkruaj Marrëveshje siç e bën çdo institucion tjetër.

Advertisement

“Talat Xhaferi nëse deri tani nuk e di se vetë duhet ta rregullojë oborrin e tij, atë leksion sigurisht nuk do ta mësojë as sot. Nga kryeministri teknik i Forinës, që kur del nga shtëpia deri në Qeveri rrugës i fik të gjitha semaforët dhe krijon kaos në qytet, as që pritet të dijë se cilat janë detyrimet e tij, ai vetëm e di se çfarë përfitimesh mund të përdorë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Kryetari i komunës së Gazi Babës që është nga radhët e OBRM-PDUKM-së Boban Stefkovski, i bëri thirrje Arsovskas që të japë dorëheqje, marrë parasysh rezultatet që i arriti partia e saj në zgjedhjet parlamentare. Sipas Stefkovskit, rezultati tregon qartë se Arsovska e ka humbur kredibilitetin për të vazhduar udhëheqjen Qytetit të Shkupit.

“Numrat tregojnë se në vitin 2021 Danela Arsovska është zgjedhur kryetare e Qytetit të Shkupit me votat e 118 545 e shkupjanëve, kurse në zgjedhjet e fundit Danela Arsovska përmes partisë së saj në komunën Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Butel, Çair, Kisella Vodë, Aerodrom, Qendër, Saraj dhe Shuto Orizarë ka marrë gjithësej 2 584 vota. Me këtë rezultat, është e qartë se Danela Arsovska e ka humbur kredibilitetin të udhëheq Qytetin e Shkupit”, tha Boban Stefkovski, kryetar i Gazi Babës.

Partia Alternativa e Re në zgjedhjet parlamentare të 8 majit mori gjithësej 3 516 vota, larg nga numri i mjaftueshëm për të pasur përfaqësues në Kuvend. Arsovska ishte bartëse e Listës së partisë Alternativa e re në Njësinë Zgjedhore numër 1 dhe mori vetëm 1 645 vota. Kurse në Njësinë Zgjedhore numër 2, Alternativa e Re mori 1 113./Shenja/

Advertisement

Kullosa e pakositur rreth Qeverisë përplas Xhaferin dhe Arsovskën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy