minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kuponët për kondicionerë inverter, për shkak të interesimit të madh Ministria e Ekonomisë mbyll thirrjen publike - Struga.info


Kuponët për kondicionerë inverter, për shkak të interesimit të madh Ministria e Ekonomisë mbyll thirrjen publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria Ekonomisë shpalli thirrjet publike për 15 ditë, por mjaftuan vetëm 4 ditë që të plotësohet numri i paraparë për marrjen e kuponëve për blerje të kondicionerëve inverter për ngrohje në 2024.

Që në ditën e parë kur edhe u mbyllën sportele radhë të gjata të qytetarëve pati nga i gjithë shteti para godinës së ministrisë. Qytetarët thonë se kanë plotësuar dokumentet dhe presin që me marrjen e vauçerëve për efikasitet energjetik do të kursejnë për ngrohje gjatë dimrit.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se kërkesa ishte shumë më e lartë se oferta dhe po të shkohej me këtë ritëm deri në ditën e fundit të shpalljes do të shumëfishoheshin aplikimet nga qytetarët.

“Në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë, në vetëm katër ditë nga shpallja e thirrjeve publike, janë marrë mbi 9 mijë aplikime për dhënien e vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë në amvisëri për vitin 2024, që tejkalon numrin e parashikuar prej mbi 78,000 familjarë që mund të marrin kupon për kondicioner inverter sipas mjeteve të parashikuara”, thonw nga Ministria e Ekonomisë.

Advertisement

Gjithsej 255 milion denarë ose 4,1 milionë euro janë planifikuar për këto dy thirrje publike, prej të cilave 45 milion denarë janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së ekonomisë për efikasitetin energjetik të amvisërive gjatë këtij viti.

Për kategoritë me të ardhura të ulëta do të marrin 27-30 mijë denarë, kurse për rajone të caktuara ku është vlerësuar që ka shpenzime të shumta dhe ndotje nga ngrohja janë paraparë të jepen nga 23-25 mijë denarë./Alsat/

The post Kuponët për kondicionerë inverter, për shkak të interesimit të madh Ministria e Ekonomisë mbyll thirrjen publike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy