Kurti: Për ngjarjet në Kumanovë nevojitet hetim i pavarur ndërkombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ushtruesi i detyrës kryeministër i Kosovës Albin Kurti thotë se për ngjarjet e Kumanovës në maj të vitit 2015, ku jetën e humbën tetë policë të Maqedonisë dhe dhjetë pjesëtarë të të ashtuquajturit “grupi i Kumanovës” i cili e shkaktoi konfliktin e përgjakur, duhet të zbatohet hetim gjithëpërfshirës i pavarur ndërkombëtar.
I pyetur “A është e mundur Kosova të negociojë për qytetarët e saj të cilët gjenden në burg në Maqedoninë e Veriut” , Kurti në emisionin “DPT” në televizionin prishtinas T7, tha se sipas tij “këto njerëz nuk kanë nevojë për
negociata mes të dy qeverive, por kanë nevojë për një proces hetues, i cili do të jetë i pavarur që nga fillimi”.
“Ne duhet të flasim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, megjithatë ne jemi Qeveri në dorëheqje, edhe atje ka qeveri teknike. Zgjedhje priten edhe atje edhe në vendin tonë. Në këtë rast nevojitet hetim i pavarur, për të cilin ne
gjithashtu duhet të kontribuojmë, veçanërisht faktori ndërkombëtare, i cili do të zbulojë të vërtetën dhe do të vendosë drejtësi”, tha Kurti.
Ai shprehi dyshimin se e gjithë ngjarja, për shkak të cilës në gjykatën e Maqedonisë u dënuan 37 persona, shumica prej tyre nga Kosova, me dënim prej gjithsej 746 vjet burg, ishte “e kurdisur” dhe se ishte “kurth” në të cilin u fut
grupi i shqiptarëve. Në këtë kontekst, Kurti theksoi se ngjarjet para pesë viteve në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës ndodhën në kohën kur kryeministër i Maqedonisë ishte Nikolla Gruevski, i cili sipas tij ishte “shumë i afërt” me autoritetet serbe në atë kohë.
“Në atë kohë (në pushtet) ishte regjim i Nikolla Gruevski, i cili ishte shumë i afërt Beogradin dhe ka shumë të panjohura për atë që ndodhi në Kumanovë.
Duket se ka pasur kurth, dhe mbetet të shihet se kush ishin skenaristët dhe regjisorët e atij kurthi, jo vetëm aktorët që përfunduan në skenën që u rrënua.
Në këtë drejtim, unë besoj se është i nevojshëm hetim i pavarur ndërkombëtar, me të cilin do të bëhet edhe distancim midis regjimit të Gruevskit dhe autoriteteve aktuale në Maqedoninë e Veriut” , deklaroi Kurti në intervistën e
mbrëmshme për T7 e Prishtinës. /MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy