Kush siguron shumicën parlamentare mund të kërkojë takim me Pendarovskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për konsultimet dhe takimet e paralajmëruara me liderët politikë, Presidenti Stevo Pendarovski së pari do ta presë rezultatin e negociatave mes partive që kanë fituar deputetë në Kuvend.

Cilado parti apo koalicion që do të sigurojë shumicën e nevojshme në Parlament mund të kërkojë takim me Presidentin, për ta informuar lidhur me epilogun e negociatave politike.

Presidenti do ta dorëzojë mandatin në suaza të afatit kushtetues – 10 ditë nga konstituimi i Kuvendit, thonë nga Kabineti i shefit të shtetit dhe shtojnë se mandati do të jepet në pajtueshmëri me normat kushtetuese, partisë apo partive që do ta arrijnë ta sigurojnë shumicën në Kuvend.

Kush siguron shumicën parlamentare mund të kërkojë takim me Pendarovskin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy