Kuvendi i Maqedonisë me pajisje të reja teknologjike, prej nesër hapet salla numër një

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi i Maqedonisë me pajisje të reja teknologjike, prej nesër hapet salla numër një

Prej nesër do të modernizohet dhe lehtësohet puna teknike në Kuvend. Salla plenare do të punojnë me pajisje të reja. Përparësitë e pajisjeve të reja në Kuvend janë modernizimi i punës dhe heqja nga përdorimi i letrës.

Me teknikën e re në ekranet afër ulëseve të deputetëve, sistemi i ri shfaq agjendën e seancës, folësin e radhës, paraqitjen për fjalë, replikën dhe kundër-replikën, votim me prekje të ekranit, përshtatjen e agjendës në gjuhën e deputetit e disa veti tjera.

Vendet në të cilat përdoren pajisje të tilla janë në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, Holandë, Egjipt etj.

Këto pajisje kanë kushtuar 520.000 euro, ndërsa pajisjet e vjetra kanë qenë në përdorim 22 vjet , që nga viti 1999.

Advertisement

“Pajisjet e reja moderne të konferencave në sallën plenare ofrojnë parim plotësisht të
kompjuterizuar dhe digjital të funksionimit, përkatësisht punë pa letra, menaxhim të radhës së folësve, video-striming të avancuar, video-arkiv me kërkim, raport të votimit për çdo pikë të rendit të ditës. Pajisjet e reja, si dhe uebfaqja e re e Kuvendit, do të rrisin transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe do të mundësojnë qasje më të lehtë për qytetarët në një numër të madh informacionesh për punën e Dhomës Ligjvënëse”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Telegrafi/

 

Advertisement

Kuvendi i Maqedonisë me pajisje të reja teknologjike, prej nesër hapet salla numër një shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy