Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi gjatë ditës së diel do ta vazhdojë debatin për pikat e seancës 32 dhe 36. Kryetari i Kuvendit caktoi vazhdimin e dy seancave, ndërsa njëra seancë do të fillojë në ora 14:00, kurse tjetra 15 minuta më vonë ku pritet të diskutohet për masat ekonomike që duhet të jepen për të prekurit nga pandemia.

“Ju njoftojmë se nesër më datë 18.04.2021, në ora 14:00, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi caktoi vazhdimin e seancës së 32-të dhe pas mbarimit të seancës së 32-të do të vazhdohet me seancën e 36-të”, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit Xhaferi.

Ndryshe, seanca plenare të enjten u ndalua për shkak të tensioneve mes Xhaferit dhe opozitës maqedonase të cilët me orë debatonin se kush ka përparësi. Xhaferi insistonte të votohen ligjet e seancës së 32-të, dhe më pas të kalojnë n seancën e ardhshme për shkak se shumë ligje me muaj janë bllokuar në procedurë kuvendare.

Ai akuzoi deputetët të cilët janë nënshkruar se janë të pranishëm në Kuvend dhe se në bazë të kësaj ata realizojnë të drejta si shpenzime rrugore dhe se e kanë për obligim të marrin pjesë në punën në Kuvend.

Advertisement

Deputetët e OBRM-PDUKM-së insistonin të votohen ligjet e paketës së pestë. Ata dyshojnë se Qeveria nuk dëshiron të miratohen këto masa për shkak se nuk ka mjaftueshëm para në buxhet./Telegrafi/

 

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy