Kuvendi i Maqedonisë përfundoi debatin për ndryshimet e ligjeve për mbrojtje sociale dhe për nëpunës të administratës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët sot, në kuadër të seancës së 68-të, pas pauzës së pasdites, e vazhduan debatin rreth Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për nëpunës administrativ, që të dyja me procedurë të shkurtuar. Debati përfundoi dhe me këtë edhe seanca e sotme, por deputetët nuk i votuan projektligjet.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fund të seancës së sotme theksoi se deputetët do të njoftohen në mënyrë plotësuese kur do të votohet rreth projektligjeve, rreth të cilave u debatuan sot.

Në diskutim dominuan disa tema si rritja e shpenzimeve të jetesës, kujdesi për qytetarët dhe për standardin e tyre, rritja e pagës minimale, emigracioni i të rinjve, mungesa e fabrikave të reja, varfëria e lartë dhe korrupsioni…

OBRM-PDUKM-ja opozitare vlerëson se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunësit e administratës në procedurë të shkurtuar është manipulues dhe se me të do të krijohet disbalancë në sistematizimin e vendeve të punës dhe në motivimin e punëtorëve. Sipas deputetëve të partisë opozitare, masat e deritanishme ekonomike për përmirësimin e situatës nuk japin rezultate dhe janë kundërproduktive.

Advertisement

LSDM-ja qeveritare, nga ana tjetër, konsideron se nevojitet rritje graduale e pagave, për çka, sipas tyre, kontribuon zgjidhja e re ligjore, e cila është bazë e mirë për ta arritur këtë. Theksuan se Qeveria po përballet me sukses edhe me krizën aktuale edhe me sfidat ekonomike.

Në vazhdim të seancës së 68-të, deputetët duhet të diskutojnë rretn Propozimligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin dhe disponimin e sendeve në pronësi shtetërore dhe komunale. Për të do të diskutohet kur do të krijohen mundësitë afariste sepse ende nuk ka përfunduar diskutimi në komisionin amë, gjegjësisht në Komisionin për financa dhe buxhet.

Kuvendi vazhdon nesër me seancën e 57-të.

Kuvendi i Maqedonisë përfundoi debatin për ndryshimet e ligjeve për mbrojtje sociale dhe për nëpunës të administratës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy