Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 41-të, në rend dite edhe interpelanca ndaj Mariçiqit dhe Nikollovskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 41-të, ku në rend të ditës janë 70 pika – propozim vendime dhe ligje në më shumë sfera, si dhe interpelanca për punën e ministrit e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendës kryeministrit për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe për resurse njerëzore, Ljupço Nikollovski, të parashtruara nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Në Kuvend për sot janë caktuar dy seanca të komisioneve dhe atë seanca e Komisionit për politikë të jashtme dhe të Komisionit ligjvënës-juridik.

Të dy organet kuvendore duhet ta shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës dhe Qeverive të palëve të tjera në Iniciativën për parapërgatitje dhe parandalim në rast të katastrofës në Evropën Juglindore, për aranzhmanet me vendin nikoqir për Sekretariatin e Iniciativës për përgatitje dhe parandalim në rast të katastrofës në Evropën Juglindore.

 

Advertisement

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 41-të, në rend dite edhe interpelanca ndaj Mariçiqit dhe Nikollovskit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy