Kuvendi i RMV-së miratoi Deklaratën për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme plenare miratoi Deklaratën për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike për anëtarë të këshillave komunale dhe kryetarë të komunave dhe të Qytetit të Shkupit.

Kjo deklaratë është e para e llojit të tillë që miratohet në Kuvend.

Nga Kuvendi informuan se me këtë deklaratë, kuvendi ariafirmon unitetin e tij jopartiak dhe përkushtimin për garantimin e standardeve demokratike dhe europiane në procesin zgjedhor, duke ofruar mbështetje të plotë për institucionet përgjegjëse, për monitorimin e pavarur dhe për një fushatë zgjedhore të qetë e të barabartë.

Deklarata thekson rëndësinë e respektimit të ligjit, të drejtave dhe lirive themelore, si dhe dënimin e gjuhës së urrejtjes, dhunës, korrupsionit dhe keqpërdorimit të resurseve shtetërore. Gjithashtu, theksohet rëndësia e tolerancës politike dhe respektit midis opsioneve të ndryshme politike, si dhe roli i mediave për të siguruar një atmosferë pozitive të procesit zgjedhor përmes promovimit të barabartë të kandidatëve, ideve dhe platformave të tyre.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy