Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për pagat e universiteteve në Maqedonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me ligj u harmonizuan paga e profesorëve të të gjitha Universiteteve publike. Kjo pasi në Kuvend me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur kaloi propozim-ligji për Arsimin e lartë.

Ky ndryshim erdhi pas revoltës së 5 universiteteve publike, të cilat reaguan pasi vetëm në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi pagat u rritën 22%, por jo edhe për ta, sepse nuk mund të firmosej marrëveshje kolektive në kohë zgjedhjesh.

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi sqaroi se me këtë universitetet nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje kolektive. Ai shton se qëllimi i këtij propozimi ligji është që të ketë unifikim të pagave në arsimin e lartë, duke pasur parasysh se USHKM ka nënshkruar marrëveshje kolektive me Kuvendin e RMV-së.

“Qëllimi i këtij propozimi ligji është që të kemi unifikim të pagave në arsimin e lartë duke pasur parasysh se USHKM ka nënshkruar marrëveshje kolektive me Kuvendin e RMV-së, me kryetarin e Kuvendit dhe në këto kushte dhe rrethana kur nuk mundemi të nënshkruajmë marrëveshje kolektive me të gjitha universitetet tjera publike na mbetet si mekanizëm që t’i njëjtësojmë vlerën e koeficienteve në ligjin për arsimin e lartë me çka do të jemi në një status të njëjtë të gjithë të punësuarave në të gjitha universitetet publike”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

Advertisement

Ata që më zëshëm reaguan ditëve të fundit ishin sindikatat e 5 universiteve publike, të cilët e quanin diskriminim mosrritjen e pagave edhe për ta. Tash presin që ligji të zbatohet.

“Përshëndesim miratimin e plotësimit të ligjit për arsimin e lartë me të cilin u eliminua padrejtësia që na u bë pesë universiteteve publike në RMV. Tani mbetemi me besimin se zbatimi i këtij ligji do të hyjë në fuqi sa më parë, me çka punonjësve të universiteteve publike u kthehet dinjiteti profesional, prej kohësh i munguar”, tha Avni Avdiu, kryetar i Sindikatës UNT.

Krejt këto ndryshime u bënë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Kur ndodhi kjo, sindikatat e pesë universiteteve publike – atij të Tetovës, “Nënë Tereza” – Shkup, të Manastirit, të Shtipit dhe të Ohrit kërkuan nga Kuvendi si themelues i tyre që të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre kolektive që të mos jenë të diskriminuar dhe në pozitë të pabarabartë në raport me Universitetin e Shkupit./TV21/

Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për pagat e universiteteve në Maqedonia shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy