Talat Xhaferi mbetet edhe deputet edhe kryeministër. Pa pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë, u tejkalua një tjetër përpjekje për të zgjidhur rastin e papajtueshmërisë së dy funksioneve.

Kryetari i “Të Majtës” Dimitar Apasiev, para tri ditësh dorëzoi kërkesë në Kuvend që të deklarohet pa diskutim ndërprerja e mandatit të Xhaferit. Kërkesa bazohet në Kushtetutë dhe në katër ligje që parashikojnë ndërprerjen e mandatit nëse një deputet ka edhe një detyrë tjetër.

Kryeparlamentari Afrim Gashi e ka pranuar kërkesën por nuk e ka trajtuar si dokument vendimmarrës. Nuk e ka dorëzuar fare në Komisionin për Çështje mandatore sepse as nuk është formuar.

Pak ditë më parë, kabineti i Gashit njoftoi se “Kuvendi ka qëndruar konsistent me rastet e mëparshme ku Qeveria kryen vetëm funksionet e nevojshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re për të siguruar vazhdimësi dhe transferim të rregullt të pushtetit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetë Xhaferi në Seancën Kushtetuese ka deklaruar se do të mbetet kryeministër dhe do të përmbahet nga detyrat parlamentare për të shmangur konfliktin e interesave. Kurse mandatari Hristijan Mickoski u pajtua se një praktikë e tillë ka ndodhur disa herë dhe se është një “zonë gri” që duhet riorganizuar./Telegrafi/

 

The post Kuvendi nuk do t’ia merr mandatin e deputetit Talat Xhaferi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";