Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska sot deklaroi se masat e antikrizës prej 400 milionë eurove tashmë japin rezultate dhe se çmimet e ushqimit dhe derivateve të naftës janë stabilizuar.

“Pagën minimale e rritëm, pensionet i rritëm. E subvencionojmë rrymën për qytetarët për të mos paguar më shtrenjtë”, tha Kuzeska.

Ajo tha se të gjitha paratë e shtetit do të jenë për mbështetje financiare për qytetarët dhe ekonominë.

Në anën tjetër, sipas Kuzeskës, kemi kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së të cilët jo vetëm që nuk punojnë, por edhe shpenzojnë paratë e qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në vetëm 4 komuna nga kryetarët e OBRM-PDUKM-së sivjet janë harxhuar gati 1 milionë euro për punësime partiake”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

The post Kuzeska: Masat e antikrizës prej 400 milionë eurove tashmë japin rezultate appeared first on Telegrafi.