OBRM-PDUKM: Qeveria të sqarojë se si një firmë anonime nga Tetova ka arritur të fitojë tenderë prej 4 milionë eurove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se qeveria LSDM-BDI duhet të sqarojnë se si një firmë anonime që ka punuar me tenderë të vogël, ka arritur të jetë partneri kryesor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Sipas të dhënave që janë dërguar në Byronë për furnizime publike më 4 shkurt, kompania HILDIN KOMERC DOEL eksport-import Tetovë, është angazhuar në dy tenderë me vlerë prej 225.878.041 denarë ose 3.673 milionë euro”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se ministri i LSDM-së tenderon, ndërsa ministri i BDI-së po zbaton.

“Për një muaj gati 4 milionë euro ka fituar një kompani anonime. Parashtrojmë pyetje se me çfarë kritere pikërisht HILDION KOMERC nga Tetova ka fituar këto tenderë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Qeveria të sqarojë se si një firmë anonime nga Tetova ka arritur të fitojë tenderë prej 4 milionë eurove shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy