Kuzeska: Me reagimin e shpejtë të qeverisë, u parandalua rritja drastike e çmimit të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp theksoi se me reagimin e shpejtë të qeverisë u parandalua rritja drastike e çmimit të energjisë elektrike.

“Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë kontribuoi që rritja e çmimit të energjisë elektrike të rritet vetëm për 9.48%. Më pas tarfia e lirë gjatë natës si dhe gjatë gjithë ditës të dielën do të ruhet. Po ashtu nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike”, tha Kuzeska.

Ajo shtoi se për qytetarët me rrezik social janë siguruar 60 milionë euro me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve nga energjia elektrike dhe se me këtë masë përfshihen rreth 7.500 amviseri me të hyra të vogla për 12 muaj.

“Ndihma do të jetë në vlerë prej 600 ose 800 denarë për energji elektrike”, tha Kuzeska./Telegrafi/

Advertisement

Kuzeska: Me reagimin e shpejtë të qeverisë, u parandalua rritja drastike e çmimit të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy