Kyuchyuk: Kthim i besimit dhe përforcim i bashkëpunimit midis Sofjes dhe Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Republika e Maqedonisë së Veriut është një shembull në rajon se si zbatohen reformat evropiane, por edhe se si promovohen vlerat evropiane, e cila u shënua edhe në Rezolutën për vendin nga Parlamenti Evropian. Fillimi i negociatave me BE do të nënkuptojë vlerësimin e asaj njohjeje si një shtysë e fortë për perspektivat evropiane të të gjithë rajonit.

Këtë në Facebook e ka shkruar Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas takimit që e patën me Kryeministrin Zoran Zaev në Bruksel me eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

Kyuchyuk, nga ana tjetër, në FB publikoi se në takimin me Zaevin dhe Osmanin u theksua se lidhja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është çelësi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Na duhet: Një agjendë e bazuar në të ardhmen; Lidhje – infrastrukturë, digjitale, arsimore dhe kulturore; Kthim i besimit dhe përforcim i marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, thekson Kyuchyuk.

Advertisement

Kyuchyuk: Kthim i besimit dhe përforcim i bashkëpunimit midis Sofjes dhe Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy