Kyuchyuk: Zgjedhje të reja në Bullgari do të thotë edhe shtyrje e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk thotë se ka pasur takim të mirë me presidentin Stevo Pendarovski.

Ai thotë se nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje të reja në Bullgari, ndërsa nëse ka, kjo do të thotë edhe shtyrje e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut edhe pas thirrjeve që të jepet dritë e gjelbër për nisje të bisedimeve në fund të muajit korrik.

“Nuk mbetet kohë që deri në fund të kryesimit portugez dhe duhet të jemi të përgatitur për atë skenar”, tha eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk.

Ai i bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë të fokusohen në agjendën reformuese dhe në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Sipas tij, me shtyrjen e serishme do të ketë pasoja dekurajuese.

Advertisement

 

Kyuchyuk: Zgjedhje të reja në Bullgari do të thotë edhe shtyrje e negociatave për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy