LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të të moderuar.

Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugën Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar
Galiçica është hapur për qarkullim që nga 1 prilli 2024 për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Advertisement

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy