Largimi i infermiereve, Filipçe thotë se nuk do të lejojë askush të largohet për një problem që ka zgjidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njoftimi në rrjetet sociale se tre infermiere nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, përfshirë edhe kryeinfermieren, kanë dorëzuar kërkesa për largim nga puna për shkak të grindjeve me eprorët e tyre, e trazuan opinionin në kushtet kur numrat treshifrorë regjistrohen çdo ditë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u takua dje me tre infermieret dhe njoftoi se nuk do të lejojë asnjë nga sistemi shëndetësor publik të largohet për shkak të një problemi që mund të menaxhohet.

Në takimin me infermieret, Filipçe shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e tyre dhe punën e palodhshme në shtatë muajt e kaluar, kur ata ishin në vijën e frontit në luftën kundër pandemisë.

Ai theksoi se kanë rënë dakord pas pushimit të merituar që e kanë marrë të bisedojnë përsëri dhe të gjejnë një mënyrë për të vazhduar së bashku në betejën me Kovid 19 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Advertisement

Në rastin me të tre infermieret reagoi edhe Unioni i shoqatave të infermiereve, teknikëve mjekësor dhe akushereve me kërkesë të miratohet ligj me të cilin do të rregullohet veprimtaria e infermiereve.

Kryetarja e Unionit, Gordana Beshliovska për AIM deklaroi se infermieret kanë status të pazgjidhur dhe në spitalet ka jo vetëm për largimin e infermiereve, por edhe shumë pakënaqësi të tjera të tyre dhe prishje të dinjitetit të tyre.

“Zgjidhja bazë shtrihet në sjelljen e Ligjit për veprimtarinë për profesionin tonë të infermieres, i cili do t’i caktojë detyrat tona, kompetencat tona në bazë të së cilit do të kemi përgjegjësi. Ne nuk kemi kompetenca dhe detyra të caktuara, e as që mund ta caktojmë përgjegjësinë dhe si fellë jemi të margjinalizuar dhe të lënë në mëshirë dhe pamëshirë të politikave të menaxherëve në institucionet shëndetësore”, ka thënë Beshliovska./Telegrafi/

Largimi i infermiereve, Filipçe thotë se nuk do të lejojë askush të largohet për një problem që ka zgjidhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy