LD-Maqedoni: Nuk ka anëtarësim në BE pa bërë reforma rrënjësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Lidhja Demokratike paralajmëron se skandalet e fundit korruptive, të cilat paralajmërohen publikisht nga diplomatë të huaj, dëshmojnë për kolapsin e shtetit në tërësi dhe të institucioneve, që është rezultat i shkallës së lartë të kriminalizimit dhe partizimit.

Nga atje thonë se “për shtatë vite Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka realizuar asnjë reformë radikale dhe sistematike, dhe ka bllokuar plotësisht punën e MPB-së, ASK-së, AR-së, Policisë Financiare, DAP-it dhe Inteligjencës Financiare”.

“Këto ditë ka dalë në sipërfaqe ai kaos, me akuza, sulme të ndërsjella, dhe rezultati është që gjithçka mbetet dhe bëhet siç ka vazhduar deri tani.

I bëjmë thirrje qeverisë së Kovaçevskit dhe Ahmetit që në vend që të mashtrojnë opinionin me ndryshimet kushtetuese si parakusht vendimtar për fillimin e negociatave me BE-në, edhe pse është e qartë se pa reforma nuk ka integrim evropian, të miratojë ligjin që Maqedonia të bëhuni një njësi zgjedhore dhe shkoni në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thonë nga LD./Telegrafi/

Advertisement

The post LD-Maqedoni: Nuk ka anëtarësim në BE pa bërë reforma rrënjësore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy