Lidhja Demokratike i bën thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për evakuimin e sigurt të mbi 100 qytetarëve të Maqedonisë në aeroportin e Tel Avivit.

“Qytetarët e bllokuar në Tel Aviv po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për t’u larguar nga Tel Avivi, por linjat ajrore që kanë fluturime nga Tel Avivi po u japin përparësi shtetasve të tyre.

Në Izrael është shpallur gjendje lufte dhe sulmet me raketa në Tel Aviv janë të vazhdueshme, prandaj situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe kërkon angazhimin e qeverisë për evakuimin e qytetarëve tanë”, thuhet në kërkesën e LD-së./Telegrafi/

The post LD: Qeveria e RMV-së duhet të organizojë evakuimin e mbi 100 shtetasve tanë nga Tel Avivi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";