Maqedonia e Veriut bën përpjekje për evakuimin e shtetasve të saj nga Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri pa resor i angazhuar për Diasporën, Xhemail Çupi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se autoritetet maqedonase në bashkëpunim me forcat aleate, përmes kanaleve diplomatike, po bëjnë përpjekje që t’i kthejnë 50 shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët akoma kanë mbetur në Ukrainë, duke shtuar se 50 persona të tjerë janë tërhequr me sukses pas shpërthimit të luftës atje. Ai bën të ditur se 25 prej tyre janë në korridore të sigurta, përderisa 25 të tjerë gjenden në zonat e konfliktit me rrezik.

I pyetur se çka kanë ndërmarrë për kthimin e shtesave të Maqedonisë së Veriut që janë gjendur në Ukrainë gjatë invazionit rus në këtë shtet, e të cilët qytetarë kanë kërkuar ndihmë për t’u kthyer, Çupi u përgjigj se “nga 100 qytetarë tanë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët qëndronin në Ukrainë, në kohën kur u bë apeli fillestar me datë 13 shkurt të këtij viti, prej tyre deri më tani 50 janë larguar nga ky vend për fat të mirë. Ndërsa, për arsye subjektive apo objektive, 50 të tjerë akoma nuk kanë arritur të lëshojnë territorin e Ukrainës”.

Nga informacionet, 50 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë të ngujuar në territorin e Ukrainës. Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkoi nga Ministria e Punëve të Jashtme të dërgojë një ekip diplomatik në Ukrainë, ekip ky që përbëhet nga ambasadori aktual së bashku me një zyrtar konsullor me përvojë. Ky është një proces i vështirë sepse nuk ka korridore të sigurta për tërheqje.

Sa herë përcaktohet një korridor ai del se mund të jetë cak i sulmeve, domethënë se çdo lëvizje vërtet është vërtet shumë serioze dhe zhvillohet përmes rrugëve dytësore.

Advertisement

Në koordinim edhe me NATO-n, gjithçka është e harmonizuar me një vendim paraprak të asaj dhe shpresojmë deri në evakuimin e tyre të mos kemi të dëmtuar apo lënduar./REL/

Maqedonia e Veriut bën përpjekje për evakuimin e shtetasve të saj nga Ukraina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy