LDM kërkon nga MPB informacione për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kërkoi nga MPB-ja që të dërgojë deri në Kuvend informacione për vrasjen e Vanja Gjorçeskës dhe Pançe Zhezhoskit ku do të përfshihen të gjitha aspektet lidhur me vrasjen e tyre, duke përfshirë edhe masat dhe aktivitetet e MPB-së dhe shërbimeve tjera për siguri.

“Krahas të gjitha apeleve që të mos politizohen këto raste, për çdo ditë ballafaqohemi me LSDM-në dhe kryeministrin që relativizojnë dhe ta çojnë përgjegjësinë te parti tjera politike dhe individë”, thonë nga LDM.

Nga atje shtojnë se Kuvendi duhet të diskutojë edhe përgjegjësinë politike të funksionarëve.

Partia e Pavle Trajanovit thotë se vetëm përmes analizës gjithëpërfshirëse mund të vlerësohen veprimet e sistemit, parandalimi dhe mangësitë sistematike./Telegrafi/

Advertisement

LDM kërkon nga MPB informacione për vrasjen e Vanjës dhe Pançes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy