Lidhja Demokratike e Maqedonisë përmes një njoftimi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Kodin Penal ku parashihet ulja e dënimit për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Sipas tyre, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në drejtësi dhe amnisti klasike për funksionarët e LSDM-së dhe BDI-së për krimin që e kanë bërë gjatë këtyre 7 viteve.

“U bëjmë thirrje gazetarëve, sektorit civil, ekspertëve dhe qytetarëve që zëshëm të kundërshtojnë këtë veprim kriminal”, thonë nga kjo parti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se në Kuvend po keqpërdoret flamuri evropian dhe ka trysni ndaj deputetëve që këto ndryshime të votohen./Telegrafi/

LDM: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë amnisti klasike për funksionarët e LSDM-së dhe BDI-së shkruan Telegrafi.